E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama presion Kongresit për të miratuar buxhetin

Uashington-Presidenti Barak Obama do t'u bëjë thirrje miliona mbështetësve të tij këtë javë për të ushtruar presion ndaj Kongresit, që të aprovojë buxhetin e tij rekord prej 3.55 trilionë dollarësh, deklaroi sot një zyrtar i kampit demokrat. Obama do t'u kërkojë mbështetësve të tij të fushatës elektorale që të mbledhin firmat në mbështetje të buxhetit të administratës së re, që propozon një deficit prej 1.75 trilionë dollarësh për të nxjerrë ekonominë e vendit nga recesioni, hedhë themelet për reformimin e sistemit shëndetësor dhe shumë iniciativa të tjera.

Kongresmenët republikanë dhe një pjesë e ligjvënësve konservatorë në gjirin e demokratëve kanë shprehur shqetësimin lidhur me buxhetin e ri rekord dhe një pjesë e madhe druhen se zgjedhësit e tyre do të dëmtohen nga subvencionet e ulëta bujqësore, taksat dhe rregullat për mjedisin që parashikon buxheti i propozuar nga administrata e Obamës.

Afro 13 milionë personave, të regjistruar si përkrahës të Obamës gjatë fushatës, do t'u kërkohet që t'u bëjnë thirrje përfaqësuesve të tyre në Kongres të mbështesin projektbuxhetin e ri.

Kjo përbën provën e parë të madhe të aftësive të Obamës për mobilizimin e një ushtrie vullnetarësh, që e ndihmuan për të fituar zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›