E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush duhet të aplikojë për targa të reja të makinave

17/02/2011  Drejtoria e Shërbimit të Transportit Publik do të bëjë gati 150 mijë targa të reja

Fluks i madh kërkesash për taksat e reja në Drejtorinë e përgjithshme të Transportit Rrugor. Që në ditën e parë të nisjes nga puna për vendosjen e targave të reja është regjistruar një interesim i madh nga ana e drejtuesve të automjeteve. Të gjithë ata që blejnë makinë të re, që u prishet targa dhe që duan ta ndërrojnë do të pajisen që prej ditës së djeshme me formatin e ri të targave sipas standardit evropian. Kriteret e përdorura për targat e reja janë sipas kërkesave të Bashkimit Evropian. Pagesa për targat e reja nuk është më shumë se 50-60 mijë lekë të vjetra, po aq sa edhe targat e vjetra.

Targat e reja

Targat e reja do të përmbajnë elementë të lartë sigurie, si dhe detaje që i përafrojnë ato me targat e shteteve të Bashkimit Evropian. Sipas Drejtorit të përgjithshëm të Transportit Rrugor, Elez Gjoza, kjo targë do të vendoset në rastet e prishjes së targës së vjetër, kur regjistrohet një makinë e re, si dhe me dëshirë, kundrejt të njëjtës vlerë takse. Aktualisht në territorin e Tiranës qarkullojnë 325 mijë automjete, që përbëjnë 48 për qind të totalit të makinave në Republikën e Shqipërisë. Targat e maunave sipas drejtorit Gjoza do të kenë një format të ndryshëm nga ato të automjeteve të vogla, pasi ka pasur shumë ankesa nga ana e përfaqësuesve të Policisë Rrugore se ato ndërroheshin me targat e makinave të vogla në raste aksidentesh për t’i shpëtuar bllokimit. Aktualisht ka nisur prodhimi i targave sipas modelit të ri, të miratuara nga qeveria në tetor të vitit të kaluar, ndërsa baza e targave të vjetra është dorëzuar për magazinim. Targat e reja do të vendosen për të gjitha llojet e automjeteve, përfshi edhe bujqësoret apo të trupit diplomatik. Modeli i ri përcakton se përmbajtja e targës duhet të jetë me tre numra, të vendosur mes katër germave, të ndara nga dy, kurse në vend të ngjyrës së kuqe do vendoset ajo blu, sipas BE-së, pa i hequr simbolin e shqiponjës.

Udhëzimi

Për sa i përket përsëritjes së autorizimit të provës, udhëzimi i ri dikton që zyra e regjistrimit të bëjë shënimet përkatëse në regjistrin e targave të provës. Sipas procedurave të përcaktuara nga DPSHTRR-ja, magazinon targën vetëm nëse ajo është sipas sistemit të vjetër dhe i dorëzon subjektit targën e re të provës, vetëm në rastet kur subjekti ka pasur targë të sistemit të vjetër.

Vendbanimi

Në të njëjtën kohë, kur pronari i mjetit motorik, i çfarëdo lloji qoftë, ndryshon rrethin e vendbanimit, dorëzon targat vetëm nëse ato janë të sistemit të vjetër dhe, sipas procedurave të përcaktuara nga Drejtoria e përgjithshme e Transportit dhe Qarkullimit Rrugor, magazinon targat nëse ato janë sipas sistemit të vjetër, duke i dorëzuar klientit targat e reja të mjetit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›