Mitrovicë, serbët: Tadiç veproi si tradhtar
MITROVICE-Anëtarë të të ashtuquajturit Kuvend të bashkësive të komunave të Kosovës, kanë vlerësuar sot se veprimet e presidentit të Serbisë, Boris Tadic, të ministrit Goran Bogdanovic, dhe të shefit të ekipit negociator, Borisllav Stefanovic, paraqesin “tradhti”.
“Ajo që bëjnë Stefanovici, Bogdanovici dhe Tadici, është tradhti dhe ata më nuk mund t’i përfaqësojnë serbët” në Kosovë”, tha Lubomir Kragovic, kryetar i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë.
Në takimin e të ashtuquajturit Kuvend të bashkësive të komunave, që u mbajt në pjesën veriore të Kosovës, u konkludua se marrëveshja për vulat, doganat dhe diplomat, e arritura në Bruksel, është e papranueshme për serbët.
(d.b/evropaelire/BalkanWeb)