E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE nuk komenton vendimin e Tribunalit

Në reagimin e Komisionit Evropian pas vendimit të Tribunalit të Hagës për të liruar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarët e tij, thuhet se BE nuk komenton vendimet e Tribunalit.

"Komisioni ka marrë në dijeni vendimin e sotëm të Gjykatës së Tribunalit në rastin ndaj Ramush Haradinajt, Idriz Baklajt dhe Lahi Brahimajt. Komisioni nuk komenton vendimet gjyqësore të Tribunalit", shkruan Koha.

Më tej në këtë prononcim të Komisionit Evropian, thuhet se "megjithatë ne do të donim të nënvizojmë edhe njëherë inkurajimin tonë të fuqishëm për të gjithë partnerët tanë në rajon që të vazhdojnë punën në arritjen e pajtimit dhe forcimin e raporteve të mira fqinjësore"./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›