Koncerti festiv në Tiranë

Festimet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë janë mbyllur me një spektakël të vërtetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Në sheshin “Nënë Tereza” kanë performuar fillimisht disa prej këngëtarëve më të mirë shqiptar, përfshirë Dafina Zeqiri, Adrian Gaxha, Besa, Rona Nishliu, Ermal Mamaqi, Soni Malaj, Noizy etj.