KERMABON: "EULEX do te mbeshtese Kosoven"
Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, ne nje debat ne Prishtine, tha se institucioni qe ai drejton do te mbeshtese autoritetet e Kosoves permes monitorimit, keshillave dhe udhezimeve ne te gjitha fushat qe nderlidhen me sundimin e ligjit, ne vecanti ne sektorin e policise, gjyqesise dhe doganave me qellim te ndertimit te institucioneve te qendrueshme ne pajtim me standardet evropiane. Misioni i EULEX-it do te ndertoje nje partneritet te forte me shoqerine civile dhe do te ndihmoje krijimin e kultures se bashkepunimit ndermjet institucioneve te vendit dhe shoqerise civile, tha Kermabon.