BE ok rivendosjes se kufijve

Ministrat e Brendshëm të BE-së arritën marrëveshje për reformimin e Shengenit. Flukset e refugjatëve mund të jenë arsye për rivendosjen e kontrolleve në kufij.
Që prej 17 vjetësh në Evropë thuajse nuk ka fare kontrolle kufitare, falë marrëveshjes së Shengenit. Tani ajo do të reformohet: në rast nevoje vendet anëtare mund të rivendosin kontrollet në kufij. Sipas marreveshjes shtetet mund të rivendosin kontrollet kufitare nëse shohin të kërcënuar funksionimin e hapësirës Shengen. Për këtë ranë dakord në një takim në Luksemburg ministrat e brendshëm të BE-së.
Rregulli i ri parashikon një "mekanizëm emergjence", sipas të cilit vende të veçanta anëtare mund të mbyllin kufijtë e tyre "si rruga e fundit", në rast se një tjetër shtet i BE-së nuk kontrollon si duhet kufijtë e tij të jashtëm dhe në rast se "kërcënohet në mënyrë të rëndë" siguria e brendshme e shteteve të tjera, që do të thotë: në rast se si pasojë hyjnë në BE një numër i madh migrantësh të paligjshëm. Koha maksimale për këtë masë do të jetë jo më shumë se dy vjet.
Për reformën e Shengenit debatohet prej muajsh. Shkak për të u bë pranvera arabe një vit më parë, si pasojë e së cilës mijëra refugjatë nga Afrika veriore vërshuan në ishullin mesdhetar të Lampeduzës. Nërkohë që shumë prej tyre iu drejtuan Perëndimit nga Lampeduza, imigrantë të tjerë të paligjshëm dëprtuan përmes kufirit plot vrima mes Turqisë dhe Greqisë. Sipas të dhënave të qeverisë greke çdo vit në Greqi mbërrijnë 150.000 imigrantë të paligjshëm.
Koha maksimale për këtë masë do të jetë jo më shumë se dy vjet. Falë marrëveshjes së Shengenit, prej 17 vjetësh në Europë nuk ka asnjë kontroll kufitar. Zona pa viza përfshin shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtejnin.
Ajo vepron si një shtet i vetëm me kontrolle kufitare për ata që hyjnë dhe dalin nga zona, por jo për ata që qarkullojnë brenda saj. Nëse një emigrant i paligjshëm arrin të hyjë në zonën Shengen, ai ose ajo mund të qarkullojë lirisht në të gjitha vendet e zonës. Aktualisht, traktati Shengen lejon rivendosjen e kontrolleve kufitare, në raste kërcënimesh terroriste apo të sigurimit.