Breivik do te mbahet ne nje burg prane Oslos

Autoritetet në Norvegji planifikojnë që Anders Behring Breivik të izolohet në burgun e Ilas, pasi procesi gjyqësor ndaj tij për masakrën e korrikut të shkuar të përfundojë. Siç shkruan BBC, 33-vjeçari do të qëndrojë atje edhe nëse do të shpallet i paqëndrueshëm mendërisht, pasi një spital i sigurisë së lartë është ndërtuar në burgun pranë Oslos, me një kosto 213 mijë paund. Në të do të qëndrojë Breivik nëse gjykata do të vendosë që ai ka 'shqetësime mendore'. Lajmi është bërë i ditur nga zv/ministri i Shëndetësisë, Robin Martin Kass. Breivik ka pranuar sulmet e korrikut të shkuar ku u vranë 77 persona, por nuk pranon që të shpallet i paqëndrueshëm nga ana mendore. Që nga arrestimi i tij, ai është mbajtur në izolim në burgun e Ilas.
Parlamenti norvegjez pritet të kalojë projektligjin e ri të kujdesit shëndetësor mendor në dy seanca të caktuara, më 11 dhe 16 qershor, dhe më pas të marrë pëlqimin e mbretit, në mënyrë që ligji i ri mund të implementohet nga 1 korriku.
Autoritetet pruitete te shpallin dhe vendimin final per Breivik, akomodimin e tij në një spital apo mbajtjen e tij në burg .
Gjyqi Breivik pritet të përfundojë më 22 qershor. Dhe dënimi i tij do të shpallet në fillim të muajit korrik.