E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE gati te ndihmoje Spanjen nese kerkon ndihme

Nëse Spanja kërkon ndihmë për rikapitalizimin e bankave eurozona disponon mjetet e gatshme për përdorim. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i komisionerit për cështjet ekonomike dhe monetare në BE, Amadeu Altafaj.
Zëdhënësi i komisionerit Olli Rehn ka afirmuar se deri më tani nuk është bërë një këresë e tillë nga ana e qeverisë spanjolle. Më herët burime europiane dhe gjermane kishin bërë me dije se ministrat e financave të Eurogrupit mund të zhvillonin një telekonferencë ditën e shtunë për të diskutuar për ndihmat ndaj bankave spanjolle.
Por Altafaj nuk ka dashur të konfirmojë asnjë lajmë të tillë për këtë cështje.

"Para së gjithash, ne nuk kemi asnjë lajm në lidhje me një kërkesë eventuale të ndihmës financiare nga Spanja. Nëse një kërkesë e tillë, insistojnë në qoftë se, në qoftë se një kërkesë e tillë do të bëhet, instrumentet janë atje, gati për t'u përdorur, në përputhje me udhëzimet e rëna dakord që në vitin 2011.

Sipas deklaratave të mëparshme të ministrit të financave Luis de Guindos, Spanja është duke pritur raportin e FMN për sektorin bankar të hënën e ardhshme dhe më pas do të shihet se si do të veprohet.
Altafaj është shprehur se këto raporte mund të ndihmojnë për të qartësuar situatën dhe se si mund të përgatitet një plan ndihme i tillë.

"Duhet të ketë një kërkesë siç thashë mjetet janë në vend, por në këtë pikë nuk ka asnjë kërkesë dhe studimet janë duke u përgatitur me mbështetjen e firmave të pavarura nga sektori privat dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të kemi këtë qartësi për një plan veprimi me apo pa mbështetjen në nivel europian.

Sipas agjencisë së vlerësimit të kreditit FITCH, nevoja e Spanjës për tu drejtuar ndihmave të BE lidhet me krizën e sektorit bankar dhe kërkesave për rikapitalizim të instituteve të ndryshme për një nevojë totale mes 50 dhe 100 miliardëve euro. Fitch ka parashikuar se vendi do të mbetet në recesion edhe për pjesën tjetër të 2012-ës dhe vitin e ardhshme, ndërkohë që ka zhvlerësuar me tre nivele borxhin sovran spanjoll nga A në BBB, me një opinion negativ mbi ekonominë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›