Vizion afatgjate per te shpetuar euron

Udhëheqësit e Eurozonës kanë nevojë për një master plan dhe vendosmëri kolektive për të shpëtuar monedhën e përbashkët, por jo domosdoshmërisht një afat të përcaktuar. Është kjo deklarata e drejtoreshës ekzekutive të FMN Christine Lagarde, në një intervistë për Reuters në kuadër të një konference në kryeqytetin e Letonisë.
Ndërsa liderët europianë duhet të marrin sa më shpejt vendime ata duhet të bien dakord për një seri parimesh për tu respektuar gjatë kësaj kohe, ka thënë Lagarde.
Me Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë që janë nën programet ndërkombëtare të shpëtimit, tregjet financiare janë gjithnjë e më të shqetësuara për rrezikun se edhe Spanja, e zhytur në një krizë bankare të thellë, mund të detyrohet të bëjë të njëjtën gjë.
autoritetet spanjolle kanë vendosur të paktën në kontekstin e një banke të vecantë, Bankia, se do të ketë një rikapitalizim duke mbledhur paratë për ta arritur këtë e duke vënë në veprim një sistem të vërtetë.. të financosh rikapitalizimin.
Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy duket se është nën presionin e Europës për të marrë një kredi ndërkombëtare sikurse edhe vendet e tjera në vështirësi. Sipas mediave të ndryshme thuhet se Madridi është në një presion të vazhdueshëm nga ana e Berlinit për të kërkuar një program ndihme të plotë nga Trojka. Sipas shefes së FMN vendimet për sektorin bankar duhet të merren për një kohë të gjatë
"Ajo që nevojitet është një vizion afatgjatë: ky bashkim financiar , bashkimi fiskal, institucionet solide bankare që kanë mbështetjen e likuiditetit të Bankës Qendrore Evropiane - të gjitha të vihen në një perspektivë globale dhe me një vendosmëri të fortë kolektive për të shkuar deri atje ".
Lagarde ka përgëzuar qeverinë spanjolle për reformat në pensione dhe tregun e punës, duke thënë se Spanja nuk ka nevojë për masa shtesë në aspektin e reformave fiskale.