E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE per Kosoven Fule Se shpejti dialog per vizat

Bashkimi Evropian premton se do të hapë së shpejti dialogun me Kosovën për liberalizimin e vizave. Komisioneri për Zgjerimin në BE, shtefan Fyle ka konfirmuar gjithashtu angazhimin e plotë të Brukselit për integrimin europian të Kosovës, dhe këto pas një takimi me ministren kosovare të integrimit, Vlora Çitaku. Por, ai ka vënë në dukje edhe kerkesat e qarta qe ka nga ana e tij Brukseli per qeverine e re te Prishtines.
 
"Ne patem rastin te konfirmojme pozicionet tona per sa i perket reformave te Kosoves per axhenden e saj evropiane dhe rame dakord per prioritetet e ketij viti. Une i konfirmova ministres Çitaku kenaqesine per fillimin e dialogut Kosove Serbi, ku BE merr pjese ngushtesisht, i cili synon qe te dyja vendet te levizin se bashku drejt BE. Per sa u perket reformave, Kosova duhet te vazhdoje ne rrugen e demokracise dhe te zbatimit te ligjit, te luftoje korrupsionin dhe krimin e organizuar, te forcohet administrata publike, si dhe te nxitet sektori privat e punesimi per te permiresuar jeten e perditshme te njerezve", tha Stefan Fule, Komisioner per zgjerimin në BE.

Ministrja Çitaku raportoi për masat konkrete qe po merr qeveria e Kosoves per vazhdimin e reformave te kerkuara nga BE. E pyetur nga AS se çfare po behet per fillimin e procesit per liberalizimin e vizave, ajo u pergjigj:  "Ne besojmë shumë shpejt KE do jetë në gjendje ti ofrojë Kosovës udhërrëfyesin. Ne kemi ndërmarr gjithë hapat e nevojshëm, kemi miratuar strategjinë për integrim, kemi ndarë fondin e vecantë, i cili pritet të kalojë në buxhetin e Kosovës për integrim. Kemi funksionalizuar zyrat komunale për integrim si dhe një varg kriteresh të tjera që kanë qenë të domsdoshme për marrjën e udhërrëfyesit ", tha Vlora Çitaku, Ministre e Integrimit Evropian per Kosoven. Komisioneri Fyle, ndërkohë,  ka premtuar edhe angazhimin e BE-së per te shkuar drejt marreveshjes kuader me Kosoven per ta perfshire ate ne marredhenie shumepaleshe me vendet e BE-se.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›