Bjellorusia Kuzhe Loje sulmuese dhe agresive

Një Shqipëri sulmuese dhe agresive. Kjo është receta e trajnerit të kombëtares kuqezi Josip Kuzhe për të arritur fitoren në ndeshjen e “Qemal Stafës” kundër Bjellorusisë. Tekniku kroat ka zbuluar se do të zbresë në fushën nga minuta e parë me dyshen sulmuese, Bogdani-Salihi, ndërsa në lojë do të jenë Lala dhe Skela. Me këtë formacion Kuzhe kërkon t’i japë fund problemit që kombëtarja shqiptare ka me gjetjen e golit, ndërsa sipas kroatit Bjellorusia është një mundësi e mirë për të fituar me një lojë të hapur.
“Ne shënojmë pak dhe krijojmë pak raste për shënim. Ky nuk është një problem i imi, pasi ky problem ka ekzistuar edhe më parë. Kundër Bjellorusisë ne do të jemi më kërkues në sulm, por në të njëjtën kohë duhet të krijojmë një balancë me mbrojtjen në fushën e lojës. Mendoj se Bjellorusia është një mundësi e mirë për të marrë pikë. E respektojmë kundërshtarin, por duhet të arrijmë një rezultat pozitiv duke zhvilluar një lojë të hapur”, tha Josip Kuzhe, trajner i kombëtares.
Optimist për një rezultat pozitiv janë shprehur dhe dy lojtarët më me eksperiencë të kombëtares shqiptare, Altin Lala dhe Evrin Skela. "Nëse ne luajm bashkë me njëri tjetrin, luajmë seriozisht të përqëndruar them se dhe ndaj këtij kundërshtari kemi shanse të fitojmë lojën", tha Altin Lala, kapiten i kombëtares.
"Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, për vetë faktin që duke parë dhe pikët në grup, mendoj se për të arritur këtë rezultat pozitiv, jo vetëm kundër rivalëve por dhe ekipeve të vogla, duhet të kesh, secili nga ne duhet të mundohet të japë maksimumin", u shpreh Ervin Skela, mesfushor i kombëtares. Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi do të zhvillohet të shtunën në orën 20:00.
Aleks Kalemasi