E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE pëshëndet tryezën e Topit për dialog

Presidenca e Bashkimit Europian ka përshëndetur presidentin Topi për organizimin e tryezës së dialogut mes dy liderëve kryesorë të politikës shqiptare.
Në një deklaratë për shtyp presidenca e BE-së thekson se mirëpret edhe përgjigjen pozitive për tryezën edhe nga dy liderët politikë, kryeministrit Berisha dhe kreut socialist Rama.
Më tej në deklaratë thuhet se Bashkimi Europian rikonfirmon perspektivën europiane të Shqipërisë dhe inkurajon veprimet që sigurojnë hapat e mëtejshëm të vendit duke shtuar se duhet të tejkalohet ngërçi politik.
Tryeza e dialogut do të zhvillohet të shtunën në orën 11.00. Gjatë këtyre ditëve, kreu i shtetit ka marrë vlerësime nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, ndërkohë që edhe dy liderët politik janë shprehur të gatshëm të ulen në tryezë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›