Bumçi: Gjetja e eshtrave, këmbanë kujtese për ligjin e lustracionit

Deputeti i PD-së Aldo Bumçi deklaroi se miratimi i ligjit të lustracionit është një detyrim madhor në respekt të ish të përndjekurve politik të regjimit komunist
Bumçi duke iu referuar gjetjes së varrit masiv në Dajt theksoi se kjo ngjarje është një këmbanë kujtese për maxhorancën për miratimin e ligjit të lustracionit dhe për të shënjtëruar këto vlera që një shoqëri nuk është njerëzore. Sipas tij kjo nuk është një histori të vdekurish apo një histori eshtrash por një histroi të gjallësh duke theksuar se ajo lidhet me të sotmen.
Gjithashtu Bumçi theksoi se regjimi komunist është prezent në institucionet më të larta të drejtësisë duke shtuar se pjesëmarrësit në dënimet e regjimit komunist janë ende në prokurori, gjykata dhe vazhdojnë të japin sërish gjykime.
Zbulimi i eshtrave në Dajt duhet të na nxisë për vuajtjen e ish të përndejkurve theksoi Bumçi duke shtuar se dëmshpërblimet për ta nuk duhet të shihet si lëmosh por një mënyrë për të zbutur vështirësitë që ata kanë për t'u përballur me jetën.