E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, plani per te hequr vizat deri më 1 korrik

Cekia do te kembengule qe heqja e vizave me vendet e Ballkanit Perendimor, te ndodhe para 1 korrikut, kohe ne te cilen mbyllet Presidenca ceke e BE. Keshtu ka deklaruar per mediat serbe, Erhard Busek, Keshilltar per Zgjerimin ne Presidencen ceke, sipas te cilit heqja e regjimit deri ne fund te ketij viti eshte reale. Diplomati austriak, njohes mjaft i mire i Ballkanit, tha se Cekia do te beje gjithcka qe mundet, qe ky regjim te hiqet ne fund te ketij 6-mujori. Ai theksoi se Presidenca ceke po ushtron presion ndaj vendeve te bllokut prej 27 anetaresh, per heqjen e vizave, e po ashtu edhe ndaj vendeve te Ballkanit qe te permbushin kushtet e kerkuara. "Per momentin duket se deri ne fund te 2009-es regjimi i vizave do te hiqet", eshte shprehur Busek, duke theksuar se Presidenca ceke do te ushtroje presion e do te beje gjithcka qe kjo te ndodhe ne korrik. Heqja e vizave me vendet e Ballkanit ishte nje nisme e Italise dhe vendeve te BE nga Evropa Qendrore e Lindore. Pak dite me pare 8 vende te BE ne nje leter derguar KE kerkuan heqjen urgjente te vizave me te gjitha vendet e Ballkanit. Nje kerkese e tille eshte perkrahur disa here edhe nga komisioneri per zgjerim Olli Rehn, i cili dukshem ka dale pro heqjes regjimit te vizave me te gjitha vendet e Ballkanit. I cili ka nenvizuar dhe se fundmi, para Parlamentit Evropian se perspektiva evropiane eshte rruga e vetme e perparimit te Ballkanit, drejt paqes dhe stabilitetit. Duke kerkuar dhe bere thirrje keshtu, per integrimin e rajonit ne BE. Sipas Rehn, Brukseli nuk duhet te guxoje te mos marre ne konsiderate zgjerimin e bllokut, pavaresisht ceshtjeve te rendesishme qe ka ne axhenden e tij. Pas thirrjes pozitive dhe per Shqiperine ne rrugen e saj drejt anetaresimit ne BE nga Rehn, Parlamenti Evropian, disa dite me pare, miratoi nje rezolute te posacme per integrimin e Ballkanit Perendimor. Parlamenti Evropian thekson se pas permbushjes se kritereve nuk do te kete me vonesa per pranimin e ketyre vendeve. Si dhe konsideron si shume te rendesishem liberalizimin e vizave me Ballkanin, proces qe do te bente te mundur afrimin e Ballkanit me BE. Ne rezolute, theksohet se vendet e Ballkanit, perfshire dhe Shqiperia, duhet te plotesojne kriteret e Kopenhagenit dhe anetaresimi i secilit prej tyre do te varet nga plotesimi i kritereve. Sipas rezolutes, eshte e nevojshme zgjidhja e ceshtjeve konfliktuale ne Ballkan, plotesimi i kritereve per liberalizimin e vizave, bashkepunimi me Gjykaten e Hages, dhe bashkepunimi nderparlamentar, mes Parlamentit Evropian dhe parlamenteve te vendeve Ballkanike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›