PS: Aplikimi per ne Bashkimin Evropian, i vonuar
Kryetarja e grupit parlamentar te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, komentoi dje njoftimin e kryeministrit, per te paraqitur kerkesen per aplikim, per statusin e vendit kandidat per ne BE, duke e cilesuar si te vone. "Eshte vone, po me mire vone se kurre", theksoi Leskaj. Sipas saj, me ne fund Sali Berisha ka bere ate cka socialistet kane sugjeruar e kerkuar qe nga muaji Shtator i vitit te kaluar. "Nderkohe, themelore per integrimin, jane standardet. Prova e pare, jane zgjedhjet, garantimi i zgjedhje te lira e te ndershme si kushti i pare politik per nje demokraci funksionale, si kriter i anetaresimit ne BE", theksoi deputetja socialiste.