E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia me më shumë deputete në Ballkan

Maqedonia është një nga vendet udhëheqëse që ka përfaqësim më të madh të femrave në Parlament.

Në rang botëror, ajo është e renditur në vendin e 23 sipas për qindjes së përfaqësimit të femrave në Maqedoni. Në bazë të të dhënave, 30,9 për qind apo 38 nga 120 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë janë femra.

Këto të dhëna janë publikuar edhe në Unionin Interparlamentar, pas një hulumtimi që është zhvilluar deri më 31 gusht.

Asnjë vend tjetër ballkanik nuk është i radhitur para Maqedonisë, ndërsa më afër gjendet Kroacia, Bullgaria dhe Greqia. Numër më të madh të femrave në Parlament ka në Ruandë edhe ate 56,3 për qind, në Andorë 53,6 për qind dhe në Suedi 45 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›