BE pranoi Çmimin Nobel për Paqe

Liderët e tri institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian, presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, e morën çmimin prestigjioz në emër të 27 vendeve anëtare.
Çmimin e dorëzoi kryesuesi i Komitetit të Nobelit, Thorbjorn Jagland, i cili theksoi rolin e BE-së në ruajtjen e paqes në kontinentin, në të cilin kishin ndodhur luftëra të përgjakshme.
Kritikët e vendimit të Komitetit Norvegjez të Nobelit, për dhënien e Çmimit Nobel për Paqe për Bashkimin Evropian, thonë se BE-ja po lëvizë prej krizës në krizë dhe se nuk e ka merituar çmimin.
Në ceremoninë në Oslo morën pjesë shumë shefa të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së.