E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olsson kritikon simuluesit e Premierligës

Jonas Olsson ka kritikuar simulimet në Premierligë pasi Santi Cazorla fitoi një penallti të dyshimtë për Arsenalin kundër West Bromwich Albionit të shtunën.

Mikel Arteta shënoi penalltinë e parë nga dy sa i realizuar në atë takim e që i siguruan Arsenalit pikët e plota. Por, Cazorla e fitoi të parën duke u rrëzuar pas ndërhyrjes nga Steven Reid e që në xhirim të përsëritur vërehej se nuk e kishte prekur spanjollin.

“Nuk më pëlqejnë futbollistët simulues. Premierliga në të kaluarën ka qenë shembull i lojës korrekte”, deklaroi mbrojtësi Olsson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›