BE propozon ngrirjen e fondeve per Hungarine
Ministrat e Financave të Bashkimit Europian duhet të miratojnë të martën një propozim të Komisionit të BE-së për të pezulluar një pjesë të fondeve të destinuara për Hungarinë në vitin 2013. Deklaratën e ka bërë ministri i Jashtëm hungarez, Janos Martonyi. Ecofin do të mblidhet më 13 mars dhe do të diskutojë propozimin e Komisionit Europian për të “ngrirë” 495 milionë euro të parashikuara për Hungarinë në vitin 2013, nëse vendi nuk do të ndërmarrë masa për të kontrolluar deficitin.
“Nuk kam shpresa se Ecofin do të refuzojë këtë propozim”, theksoi Martonyi. Sidoqoftë, ministri shtoi se, problemi është i një natyre teknike, pasi qeveria ka nisur të lëvizë për të ulur deficitin nën 3 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe është shumë i përgatitur për të ndërmarrë masa shtesë nëse janë të nevojshme. Që prej vitit 2004, BE ka nisur një procedurë përsa i përket deficitit të lartë të Hungarisë. Megjithatë, Komisioni europian ka propozuar pezullimin e fondit, pasi parashikon një rritje të deficitit hungarez në 3,6 % përgjatë vitit të ardhshëm. “Deklarojmë se flitet për një çështje teknike, pasi kemi mundësi të plotësojmë rekomandimet dhe në gjysmën e dytë të këtij viti presim që fondi prej 495 milionë euro të zhbllokohet”, ka shtuar Martonyi. “Nuk dëshirojmë marrëdhënie të tensionuara ndërmjet Hungarisë dhe shteteve të tjera europiane”, nënvizoi ministri i Jashtëm. Sipas tij, edhe nëse Ecofin do të bllokojë fondin, qeveria hungareze ka kohën dhe mjetet për të kryer ndryshimet e nevojshme dhe parandaluar çdo humbje të konsiderueshme për vendin gjatë vitit të ardhshëm.