E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nejmar ne versionin Maradona

Lionel Mesi vazhdon të konfirmohet si lojtari më i mirë në botë dhe të thyejë rekorde, ku më I fundit ishte realizimi i 5 golave në një ndeshje të Champions League, megjithatë në krahun tjetër të botës, vazhdon të shkëlqejë një tjetër yll.
Bëhet fjalë për brazilianin Nejmar, që në çdo ndeshje shpalos të gjithë kualitetin e jashtëzakonshëm, duke u klasifikuar mes lojtarëve më të fort në planet.
Sulmuesi i Sanosit i përgjigjet “Manita de Dios” së Mesit, me tre golat të realizuar dhe i dha i vetëm fitoren 3-1 skuadrës së tij, përballë Internacionalit të Porto Alegres.
Mbi të gjitha spikati goli i dytë i Nejmar, një rrjetë “ala Maradona”, ku pasi ka vrapuar për afro 70 metra me topin në këmbë dhe kaloi çdo kundërshtar, me klas ai e dërgoi topin në rrjetë.
Ndërkohë, 20-vjeçari ka deklaruar se ndërmjet tij dhe Leo Mesit nuk ekziston asnjë rivalitet, ndërsa synon që një ditë të arrijë nivelin e yllit argjentinas të Barcelonës.
“I ashtuquajturi rivalitet ndërmjet meje dhe Mesit nuk ekziston, tha Nejmar. Ai është në një tjetër nivel. E kam thënë se Leo është futbollisti më i mirë në botë. Për këtë nuk ka dyshime”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›