Anan takon ne Damask presidentin sirian Al-Assad
I dërguari special i OKB-së dhe Ligës Arabe dhe për Sirinë Kofi Anan do të zhvillojë bisedime me presidentin e Sirisë Bashar al-Asad në Damask, në një përpjekje të freskët diplomatike për t'i dhënë fund dhunës.
Shefi i OKB Ban Ki-moon tha se zoti Anan do të bëjë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm nga ana e ushtrisë dhe opozitës.
Aktivistët thanë se forcat qeveritare vranë 77 njerëz në Siri, të premten.
Më herët, shefja e OKB-së për ndihma Valerie Amos tha se një "progres i kufizuar" ishte bërë për të siguruar ndihma në zonat më të goditura të Sirisë, pasi sipas tij ka më tepër nevojë.
Baronesha Amos tha se kishte kërkuar qasje të plotë në zonat e goditura, por qeveria siriane kishte kërkuar më shumë kohë.
Thirrjet për reforma që filluan me protesta pro-demokracisë një vit më parë kanë degjeneruar në dhunë duke e sjellë Sirinë në prag të luftës civile.
OKB thotë se më shumë se 7,500 njerëz kanë vdekur si pasojë e dhunës.