BE raporti monitorues per vizat publikohet ne maj
Bashkimi Europian do te publikoje ne maj 2011 raportin e pare per Shqiperine lidhur me procesin e liberalizimit te vizave. Lajmi eshte bere publik dje nga zedhenesi i komisioneres per ceshtjet e brendshme ne BE Sesilia Malmstrom i cili thote se pas pese muajsh do te publikohen te dhenat e para zyrtare per levizjen e shqiptareve me pasaporta biometrike ne zonat Shengen. Ne muajin maj Bashkimi Europian do te jete gati per te perpiluar nje raport zyrtar qe do te jete posacerisht per Shqiperine dhe do te flase vetem per nje kapitull respektimin e rregullave per liberalizimin e vizave. Qendrimi i shtetasve shqiptare ne zonen Shengen eshte maksimumi 3 muaj 90 dite brenda gjashte muajve. Ne maj Bashkimi Europian do te jape statistika te qarta dhe te sakta per numrin e levizjeve te shqiptareve ne zonen Shengen dhe numrin e atyre qe kane thyer rregullat e qendrimit.
Qendrimi i BE-seKomisioni e ka vleresuar ne menyre te vecante vendimin per heqjen e vizave nga Keshilli sipas rekomandimit te tij ne menyre qe qytetaret shqiptare te kene te drejte te levizin pa viza ne vendet e BE-se. shte miratuar po ashtu nje mekanizem vezhgimi dhe per kete do te kete nje raport te pare pas 5 muajsh. Atehere ne do te kemi ne dore tendencat dhe shifrat e para tha Michele Cercone zedhenes i komisioneres per ceshtjet e brendshme Sesilia Malmstrom. Lidhur me ecurine e procesit pas heqjes se vizave Cercone thote se nderkombetaret kane besim te qeveria dhe qytetaret shqiptare ne zbatimin me korrektesi te rregullave te liberalizimit te vizave. Sic e kemi thene tashme ne kemi besim te qeveria dhe qytetaret shqiptare. shte shume e rendesishme te perfitojme nga kjo liri pa abuzuar me te. Dhe ne besojme se punet do te shkojne mire tha Cercone.
Vezhgimi per ShqiperineNje gazete sllovene publikoi disa dite me pare statistika per shtetasin e Serbise dhe Maqedonise te cilet kane kerkuar azil ne Gjermani. Ne 11 muajt e pare te vitit 2010 ne Gjermani kane kerkuar azil 4218 shtetas te Serbise dhe 2319 shtetas te Maqedonise. Parandalimi i ketij fenomeni ka bere qe BE-ja te publikoje nje raport zyrtar te bazuar mbi te dhena te sakta. Raporti i BE-se per vizat do te publikohet pas zgjedhjeve lokale te 8 majit ne Shqiperi. Per te zhvilluar kete proces zedhenesi i Sesilia Malmstrom tha se do te perdoret nje mekanizem i vecante vezhgimi. Per te mbajtur situaten nen kontroll nderkombetaret do te mbajne nen vezhgim rigoroz Shqiperine. Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina perfituan nga procesi i heqjes se vizave me 15 dhjetor te vitit te kaluar. Ne rast se shqiptaret do te thyejne rregullat e qendrimit ne zonen Shengen pervec penalizimeve individuale nderkombetaret kane paralajmeruar edhe rivendosje te vizave per vendet e Ballkanit.
Shqiperia perfitoi nga liberalizimi i vizave me 15 dhjetor 2010 dhe deri tani eshte ende heret per te thene nese jane regjistruar raste azilkerkuesish ose jo. Pala shqiptare nga ana tjeter ka shperndare fletepalosje ne te gjitha agjencite turistike apo ne aeroportin e vetem ne Shqiperi ku thuhen qartesisht se cfare pasojash vijne ne rast se shtetasit shqiptare thyejne rregullat e qendrimit ne vendet e zones Shengen.
.