E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre ne gjyq gjymtuan biznesmenin per 70 mije euro

A. Prifti u tradhtua nga e kunata qe bashkepunoi me te dashurin

Nje biznesmen ka rene pre e dhunes dhe grabitjes. Ngjarja eshte ideuar nga kunata e tij nusja e te vellait e cila ka bashkepunuar me dashnorin duke i treguar ketij te fundit vendin ku mbaheshin parate. Prokuroria e Krimeve te Renda ka perfunduar hetimet per Xhovalin Hasanin Rudina Priftin dhe Fatmir Qunin te cilet akuzohen per grabitje me dhune. Ngjarja ka ndodhur ne daten 9 maj 2010 ne lagjen Kodra e Priftit ne Tirane e konkretisht ne shtepine e shtetasit A.Prifti. Rreth ores 0230 minuta dy persona te armatosur me arme zjarri pistolete dhe te maskuar me maska e doreza kane hyre ne banesen e biznesmenit trekateshe dhe nen kercenimin e armeve i kane kerkuar shumen prej 70.000 eurosh qe mendohej qe ky person kishte te fshehur ne banesen e tij. Pasi kane mbajtur nen kercenimin e armeve A.Priftin dhe nenen e tij D.Prifti dy personat kane arritur te marrin ne banesen e demtuarit shumen prej 3850 eurosh si dhe 35.000 leke te reja para shqiptare qe i demtuari i kishte lene ne portofolin e tij. Pasi kane vjedhur sendet dy autoret jane larguar. Nga deklarimet e bera nga te demtuarit pervecse hidhej drite mbi ngjarjen jepeshin detaje ne lidhje me rrethanat dhe personat qe kishin dijeni per posedimin ne banesen e A.Priftit te nje shume te konsiderueshme eurosh te cilat i kerkonin me insistim dy autoret e grabitjes thuhet ne dosjen e prokurorise e cila sakteson se dy personat e kane kercenuar dhe dhunuar biznesmenin se nese nuk i jepte parate do te vritej. Ata kane mbajtur peng dhe gjymtuar ne vesh biznesmenin A.Prifti.

Hetimet kane provuar se A.Prifti jetonte ne banese ne lagjen Kodra e Priftit se bashku me nenen e tij nusen e vellait Rudina Prifti si dhe dy djemte e vellait. Prej disa vitesh i vellai i tij P.Prifti ndodhej i arrestuar ne burgun e Bolonjes ne Itali i akuzuar per trafik te narkotikeve. Meqenese i vellai i tij ndodhej ne burg ne Itali kunata ka udhetuar me date 12 prill 2010 ne drejtim te Italise per te takuar bashkeshortin. Ne aeroportin Nene Tereza Rudina Prifti eshte njohur me te pandehurin Xhovalin Hasani me te cilin ka udhetuar ne drejtim te Italise ku ka mberritur ne qytetin e Bolonjes ku dhe ishte i burgosur bashkeshorti i saj shtetasi P.Prifti. Rudina nuk eshte kthyer me ne Shqiperi. Prokuroria thote se nje dite para ngjarjes motra e Rudines ka shkuar ne shtepine e biznesmenit dhe ka marre nga shtepia e tij dy djemte e motres se saj me qellim qe ta kalonin fundjaven ne shtepine e saj ne Tirane. Dy djemte e Rudines flinin ne katin e pare te nderteses ne nje dhome me gjyshen e tyre si dhe ne te njejten dhome ku A.Prifti kishte fshehur vlera monetare te medha ne kartemonedha euro dhe para shqiptare valute.

Ne te gdhire te dates 9 maj 2010 dy persona njeri i maskuar me maske ndersa tjetri pa maske pa demtuar asnje nga portat hyrese te shtepise kane hyre ne ambientet e brendshme te baneses se shtetasit A.Prifti duke tentuar te hynin ne dhomen ku flinte nena e A.P. Te dy grabitesit kane hyre ne banese dhe te mirorientuar ne lidhje me planimetrine e saj dhe ambientet ku banonin familjaret jane drejtuar nga dhoma ku flinte nena e A.Priftit pikerisht ne dhomen ku rezultonte te ishin te fshehura dhe parate qe mbante ne banese familja Prifti. Sapo kane konstatuar se ne dhomen ku ishin nisur per te kontrolluar ishte A.Prifti me nenen e tij te dy personat nen kercenimin e armes u kane kerkuar menjehere te dy familjareve shumen e parave prej 70000 eurosh qe realisht ndodheshin ne banese. Grabitesit kane kontrolluar raftin e dhomes ku ishin fshehur parate qe ata kerkonin thuhet ne dosjen e prokurorise. Sipas tyre duke u nisur nga mekanizmi i ngjarjes e vecanerisht nga analiza e veprimeve qe kryenin dy personat gjate grabitjes A.Prifti akuzon ne deshmine e tij se dy personat ne banese i kishte sjelle kunata e tij Rudina. Nje akuze te tille Prifti e ka ngritur qe naten e ngjarjes pa ditur asgje ne lidhje me faktin se ku gjendej kunata e tij Rudina Prifti.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›