Shoqerohen 27 te rinj ankohen prinderit
Lokalet dhe baret e Fierit e Patosit jane vene nen siten e Policise se Fierit gjate mbremjes se te shtunes duke aguar e diela. Valbona Meco zedhenese e Drejtorise se Policise se Qarkut Vlore ka deklaruar se aksioni ka prekur kontingjentin e dyshuar per vepra kriminale dhe gjate tij jane shoqeruar 27 te rinj. Keta te fundit pasi u jane marre shenjat e gishterinjve jane lene serish te lire. Por aksioni policor ka ngjallur reagime te dhjetera banore te Fierit dhe Patosit te cilet kane akuzuar per dhune psikologjike. Madje edhe vete kreu i Bashkise se Patosit Bardhi Meli ka reaguar kunder aksionit policor.
AksioniAksioni i papritur policor ka nisur rreth ores 20.00 te mbremjes se shtune ne qender te qytetit te Fierit. Objektivi i efektivave te forcave te nderhyrjes se shpejte si dhe ata te Komisariatit e Drejtorise se Policise te Qarkut Fier kane qene vendet e frekuentuara nga te rinjte.
Mesohet se forcat e nderhyrjes se shpejte me maska ne koke dhe te pajisur me arme automatike kane ushtruar kontroll te befasishem ne shume lokale pika interneti dhe lojera fati.
Aksioni ka zgjatur deri ne oret e mesnates dhe jane kontrolluar rreth 100 bare e lokale. Njekohesisht ai eshte kryer edhe ne qytezen e Patosit ku ka pasur reagime nga prinderit e te shoqeruarve. Dhjetera te aferm te personave te shoqeruar jane mbledhur perballe godines se Drejtorise se Policise te Qarkut Fier mbremjen e se shtunes. Prinderit dhe te afermit jane ankuar se jo vetem qe nuk kane pasur dijeni per shoqerimin e femijeve ne mjediset e komisariatit por nga ana tjeter kane pretenduar se policia gjate ketij aksioni ka ushtruar dhune psikologjike. Sipas tyre femijet jane marre gjate oreve te pasdites ne njesi te ndryshme lokale sherbime interneti si dhe ne rruge pa asnje pretekst te qarte.
Te irrituar te afermit kane kerkuar shpjegime prej policise mirepo kjo e fundit deri ne mesnate nuk ka dhene asnje informacion. Vala e kontrollit policor eshte zbutur oret e para te mengjesit te djeshem ku eshte zhvendosur nga ambientet e kontrolluara ne mjediset e paraburgimit te Komisariatit te Policise Fier. Shume prej te shoqeruarve jane marre ne pyetje dhe me pas jane lene te lire. Mosha e te shoqeruarve konfirmohet se ka qene relativisht e re nga 20-15 vjec.
Gjate dites se diel uniformat blu jane vendosur ne shume rruge te qytetit dhe vecanerisht ne hyrjet dhe daljet e tij.
Nderkaq drejtori i Policise se Qarkut te Fierit Mergim Hoxhaj ka deklaruar se shoqerimet jane kryer ne kuader te disa verifikimeve. Ne te ardhmen mund te kete edhe raste konkrete arrestimesh megjithate jemi duke zbatuar nje plan masash per sigurimin e rendit dhe parandalimin e krimit ka thene drejtori Mergim Hoxhaj. Ky i fundit ka hedhur poshte presionin nga ana e policise ndersa deri pasditen e se dieles nuk u njoftua zyrtarisht per ndonje arrestim te mundshem.
.