Ristani Djegia e fleteve do te behet e shpejte dhe e sigurt
Djegia e fleteve te votimit do te jete e sigurt dhe e shpejte. Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani dha dje garanci te plota se procesi ne fjale do te ece shume mire dhe se ai vjen konform ligjit zgjedhor ne fuqi. Nuk mund te parashikoj nje afat te sakte por koha nuk do te jete shume e gjate duke pare ritmet me te cilat po punohet. Ne me pak se 72 ore jane djegur rreth 1 mije kuti me flete votimi nga rreth 10 mije kuti te tilla qe u perdoren ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 tha Ristani. Ne vetem tri dite asgjesimi KQZ-ja ia ka dale te asgjesoje 10 te te gjithe numrit te kutive duke deshmuar keshtu nje kapacitet cilesor ne administrimin e procesit. Duke iu pergjigjur akuzave te Partise Socialiste dhe pretendimeve te saj Ristani ka ritheksuar ligjshmerine e procesit te saponisur i cili do te vijoje sipas tij pikerisht ne perputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Procesi do te vazhdoje pa nderprerje dhe me ritme te larta ne formen e percaktuar nga Kodi Elektoral tha Ristani. Si reference per vlefshmerine juridike dhe moralin e punes se KQZ ai ka sjelle edhe qendrimin e mbajtur nga zyrtari i Departamentit Amerikan te Shtetit Tomas Countryman i cili ne nje interviste per Zerin e Amerikes ka deklaruar se vendimi i ketij institucioni ka qene ne perputhje me rregullat. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve beri punen e tij ne baze te rregullave dhe se eshte e rendesishme qe te gjitha partite dhe anetaret e komisionit te marrin pjese ne kete proces eshte shprehur zyrtari amerikan duke i dhene nje goditje edhe qendrimeve shume agresive te PS-se ndaj institucionit kryesor qe administron zgjedhjet ne Shqiperi. Nga kjo pikepamje KQZ ka konfirmuar vijimin e punes ne nje proces qe mbetet ne fuqi pavaresisht pakenaqesise se opozites. Nderkohe dje asgjesimi i fleteve ka ndalur per shkak te pushimit zyrtar te se dieles per te vijuar sot me ritmin normal te punes. Zyrtarisht procesi eshte parashikuar qe te permbyllet brenda dates 5 mars por duket se KQZ-ja ka vendosur qe paraprakisht te procedoje me djegien e fleteve dhe pastaj te menaxhoje ceshtjen e materialit zgjedhor dhe arkivimin e tij. Ky diferencim ka gjase te jete zgjedhur ne funksion te mbylljes perfundimtare te problemit te fleteve qe po mban gjalle ende angazhimin publik te opozites socialiste. Megjithate eshte me vend te kujtohet se prapavija politike e asaj qe aktualisht KQZ-ja po realizon eshte e plote nga te dyja palet. Kontestimi i PS-se eshte me shume teorik pasi vetem ne muajin dhjetor kreu i saj Edi Rama ka deklaruar se per ceshtjet e hetimit PS heq dore nga fletet dhe mjaftohet vetem me materialet zgjedhore.
.