BE rekomandon negociatat për anëtarësim të Islandës
Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me qeverinë në Rejkjavikut për anëtarësimin e Islandës në BE. Komisari i ri për zgjerim në BE, Stefan Füle vlerëson se Islanda ka plotësuar parakushtet e nevojshme politike, ekonomike dhe ligjore, edhe pse ka sektorë të diskutueshëm si borxhi shtetëror shumë i lartë, sektori i peshkimit dhe bujqësisë, si dhe politika për mbrojtjen e mjedisit. Islanda dëshiron që të hyjë në BE mundësisht deri në vitin 2012, por qeveria duhet të kryejë më parë një referendum.