BE ripërtërin preferencat tregtare me Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian ka ripërtërirë preferencat tregtare me Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2015, duke iu dhënë pothuaj të gjitha produkteve të rajonit qarkullim të lirë brenda bllokut në periudhën katërvjeçare.
Nga këto masa përfitojnë Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.
Siç raporton agjencia France Press, nga ky vendim më e përfituar del Kosova duke qenë se nuk ka nënshkruar Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me BE-në.
“Këto preferenca tregtare mbështesin integrimin ekonomik në BE dhe çojnë përapara stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në tërë rajonin”, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian.