E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-së i kërkohet regjim vizash për zyrtarët bjellorusë

Udhëheqësi i opozitës në Bjellorusi, Aleksander Milinkeviq, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të rivendosë regjimin e vizave për zyrtarët bjellorusë, “në përgjigje të shtypjes së aktivistëve dhe udhëheqësve politikë” pas zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar.

Por, ish-kandidati presidencial tha se BE-ja duhet ta bëjë më të lehtë udhëtimin e njerëzve të zakonshëm drejt Unionit.

Milinkeviq i bëri këto komente sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në një takim të veçantë të komitetit të Parlamentit Evropian për Bjellorusinë, që do të mbahet të mërkuren.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›