Dioksina në ushqim, BE nuk shpërblen fermerët
Bashkimi Europian nuk do të kontribuojë në kompesimin e dëmeve të fermerëve të prekur nga dioksina, por është e gatshme të rregullojë aktivitetin e prodhuesve të produkteve shtazore. Lajmi është njoftuar nga zëdhënësi i Komisionit Europian për Shëndetësinë, Frederik Vincent.
"Nuk do të ketë kompensim sepse nuk është detyrë e BE-së të riparojë dëmet", ka thënë Vincent duke nënvizuar se mund të jepen ndihma kombëtare por fillimisht duhet të miratohen nga Brukseli. Fermertë, kafshët e të cilëve janë ushqyer me lëndë të përzier me dioksinë, nuk janë të detyruar ti vrasin kafshët e tyre. Por nëse analizat tregojnë nivel më të lartë dioksine sesa ajo e lejuar nga Bashkimi Europian, mishi, vezët dhe qumështi do të ndalohen zyrtarisht të tregëtohen.