E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Rusi, hyn në fuqi marrëveshja për energjinë bërthamore

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi marrëveshja e bashkëpunimit mbi energjinë bërthamore civile mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Marrëveshja është nënshkruar tre vjetë më parë nga presidenti i atëhershëm rus, Vladimir Putin.

Kjo marrëveshje e parashikuar të zgjasë 30 vjet, është miratuar në rrugë zyrtare gjatë takimit të zëvëndës ministrit të jashtëm rus Sergei Rabkov dhe ambasadorit të SHBA-ve, Xhon Beyrle.

Marrëveshja do të ndihmojë të dy vendet nënshkruese, të zhvillojnë prodhimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore dhe të forcojnë parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›