Gjermani: Shkon në katër numri i viktimave
Ka shkuar në katër numri i viktimave të shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit në Gjermani. Sipas informacioneve të fundit, një person ka humbur jetën të shtunën e kaluar, ndërsa deri ditën e djeshme janë mbytur edhe tre persona të tjerë. Mediat vendase bëjnë të ditur se zonat më të prekura janë Saksonia Lindore, Saksonia e Ulët në veri perëndim të Gjermanisë, Vestfalia perëndimore dhe Baden-Vuertemberg në jugperëndim të vendit. Përmbytjet kanë ardhur si pasojë e rritjes së temperaturave në mënyrë të papritur, duke u bërë kështu shkak i shkrirjes së dëborës që kishte rënë prej disa javësh. Kjo ka sjellë edhe rritjen e menjëhershme të nivelit të lumenjve, ndërkohë në Gjermani po vazhdojnë ende rreshjet e dendura të shiut.