E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje ndërmjet kurdëve dhe policisë

Qindra kurdë janë përleshur me policinë në juglindje të Turqisë. Ata po protestonin kundër gjykimit të 150 kurdëve nën akuzat se kanë lidhje me rebelët kurdë.

Agjencia e lajmeve “Dogan” tha se policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Përleshjet pasojnë tensionet mes Partisë Popullore të Kurdistanit dhe qeverisë. PPK lufton për autonominë e rajonit kurd në Turqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›