Sri Lanka, 60 të vdekur nga përleshet me grupet rebele
Kilinoçi -Në Sri Lanka janë zhvilluar sot përleshje të ashpra midis grupit rebel separatist Tamil Tigers dhe trupave qeveritare. Përshkallëzimi i dhunës, erdhi pasi ushtria mori kontrollin e kryeqytetit të vetëshpallur të grupit rebel, gjatë së cilit humbën jetën 66 persona. Presidenti Mahinda Rajapaksa nxiti grupin "Tamil Tigers" të lironin deri në fund të këtij viti civilët që kishin mbetur të bllokuar në zonën e luftës, në të kundërt do të konsideroheshin si grup terrorist.
Ndërkohë që përleshjet me armë në qytetin Kilinoçi u shtuan për të dytën javë rresht. Trupat ushtarake janë afruar pranë këtij qytetit që nga muaji shtator, por sulmet e dy javëve të fundit kanë shkaktuar të vdekur nga të dyja palët.
"Trupat ushtarake kanë përparuar rreth dy kilometra në zonën e luftimeve dhe kanë vrarë 56 pjestarë të grupit "Tamil Tigers" dhe kanë plagosur 86 të tjerë", deklaroi një zëdhënës i Sigurisë Kombëtare. Ai shtoi se 10 trupa ushtarake kishin humbur jetën dhe 40 të tjerë ishin plagosur.