E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE shmang qeverine. Plani i veprimit ne Kuvend

Integrimi Meksi Kalimi ne Kuvend krijon kushtet per nje konsensus mes paleve

Pervec Partise Socialiste marreveshje bashkepunimi kane sugjeruar se fundmi edhe partneret nderkombetare te cilet nuk kane munguar qe te tolerojne edhe procedura unike per Shqiperine. Keshtu pak dite me pare ambasadori i BE-se ne Tirane Ettore Sequi shprehej se nje plan-veprimi per 12 pikat duhej diskutuar ne Parlament mes paleve ne menyre qe ne takimin e Keshillit te Ministrave te BE-se ne muajin dhjetor vleresimi per Shqiperine te mund te ndryshonte. Kalimi nga Parlamenti i plan-veprimit eshte rast i pare per vendet aspirante qe e zbatojne ate permes qeverive dhe komisioneve parlamentare ku behet diskutimi. Sipas kryetares se Komisionit Parlamentar te Integrimit Ermelinda Meksi edhe kete sugjerim shumica ka ndermend ta kaloje formalisht pavaresisht se afatet per permbushjen e detyrimeve mbyllen ne muajin dhjetor. Per tu respektuar afatet e parashikuara te ketij plan-veprimi duhet nje konsensus pasi ai perfshin 12 sektore. Nderkohe qe shumica e afateve ta parashikuara ne progres-raport jane ne fund te ketij viti. Nese ky plan-veprim kalon permes Parlamentit duke u miratuar me pranine e opozites atehere funksionalizohet Parlamenti. Ne kete menyre plani i veprimit kalon edhe permes komisioneve parlamentare sipas sektoreve perkates. Sugjerimi i BE-se per here te pare ne rastin e Shqiperise kerkon qe plani i veprimit te kaloje ne Parlament matane qeverise per te arritur nje norme konsensusi mes pozites dhe opozites tha Meksi. Edhe ne rastin e integrimit tolerimi i nderkombetareve ndaj Shqiperise po kap maksimumin e vet perderisa sugjeron edhe rruge te tilla ta pazakonta por qe edhe kesaj radhe do te pezullohen per shkak te mosmarreveshjeve mes dy paleve kryesore. Nje arsye qe duket se e mban shumicen larg nga zbatimi edhe i kesaj keshille eshte fakti se nese palet do te ecin sipas saj do te duhet diskutimi profesional ne komisione cka dikton me tej nevojen e hartimit te nje pakete te ngjashme me ate qe propozoi Partia Socialiste te pakten sa u perket ligjeve qe kerkojne 3/5-at. Per me teper qe aktualisht shumica eshte ne nje fushate gjysme elektorale ne zonat rurale dhe po sheh kah ballafaqimi me kundershtarin dhe jo bashkepunimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›