Sequi: Të gjithë të flasin gjuhën e bashkëpunimit jo të përçarjes

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka reaguar sot në lidhje me debatin mes kreut të shtetit Bamir Topi dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Nga qyteti i Shkodrës , ambasadori Sequi theksoi se gjithësecili të flaës gjuhën që i pëlqen por të gjithë duhet të flasin me gjuhën e bashkëpunimit dhe jo të përçarjes.
“Në vende të ndryshme flasin dialekte të ndryshme. Edhe unë jam i dashuruar pas një gjuhe të veçantë, por jam i mendimit se gjuha më e mirë është gjuha e bashkimit”, ka theksuar Sequi.
Duke iu referuar sërish proges raportit të Komisionit Europian ku Shqipëria dështoi të marrë statusin e vendit kandidat, Sequi theksoi se priten reagime politike deri në dhjetor ku Bashkimi Europian do të diskutojë sërish për Shqipërinë.