Ndoka Topalli sulme banale. Beqja Topi vleresoi Shkodren
Sulmet me sfond krahinarist te Kryetares se Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli ndaj Presidentit te Republikes Bamir Topi ka hapur nje loje te konservuar deri me tani ne kufijte e diskutimeve te nenzeshme. Me gjithe karakterin personal te debatit te sapohapur tingellimi problematik i tij nuk ka munguar te sjelle reagimet e para nga aktore dhe protagoniste te politikes. Duke prodhuar dy pale ne pergjithesi tensioni i lindur pas gjase priret te jete artificial per shkak te instrumentalizimit qe Kryetarja e Kuvendit po i ben debatit dhe futjes se tij ne hullite e kontekstit rajonal dhe krahinor. Nga ky veshtrim demokristiani Nard Ndoka sheh te ceshtja ne fjale sa nje loje politike aq edhe nje deshmi te karakterit politik te Jozefina Topallit. Mendoj se jane debate shterpe pasi perqendrohen ne ceshtje folklorike gati banale dhe qe nuk kane te bejne me ate qe eshte realisht marredhenia qe kerkon vemendje pra ajo mes dy institucioneve. Nga ana tjeter mendoj se Presidenti nuk ka bere ndonje deklarim ofensiv por ka nenvizuar nje te vertete duke i terhequr vemendjen Kryetares se Kuvendit e cila duhet te flase ne gjuhen letrare. Njihet zonja Topalli per karakterin e saj te papermbajtur deri edhe agresive si nje kone e perkedhelur e z. Berisha qe shpesh krijon tensione. Por thelbi eshte ai qe thashe me lart marredheniet e verteta qe duhen gjykuar jane ato institucionale dhe jo shkembimi i replikave te ketilla tha Ndoka. Sipas tij tensionet jane pershkallezuar se fundmi si per arsye te asaj cfare po projekton te jete neser personi i Bamir Topit aq edhe per veton e tij ne disa ligje te cilat kane krijuar shume debate dhe shqetesim ne opinionin publik. I fundit ne radhe ishte ai i mbetjeve urbane qe parashikonte importimin e tyre duke provokuar per kete arsye reagime te forta. Duke u stimuluar nga loja politike fillimisht mes Kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Bamir Topi e reduktuar se fundmi qarte ne nje beteje per elektoratin e djathte te Shqiperise se Mesme dhe Tiranes ku ky i fundit ka influence te madhe Topalli eshte integruar si nje ze i forte ne krah te Berishes me karten e te djathtes tradicionale dhe konservatore qe ne Shkoder ka rrenje te forta. Nje veprim dhe kunderveprim mirefilli politik qe po vendos para qytetareve shqiptare menyren reale te imponimit ne politike ku pas vellos se integrimit qendron fragmentimi rajonal. Edhe per nje ish-deputet te Shkodres si Ilir Beqja qe rrjedh nga nje familje e qytetit ka nenvizuar faktin se ne debatin e fundit mund te vihet re nje ekstremizem nga ana e Topallit teksa ne deklarimet e Presidentit nuk mund te konstatohet asnje fyerje per kontributin dhe figurat e Shkodres. Nuk besoj se ka ne fjalet e Presidentit fyerje per figurat e njohura te Shkodres dhe kontributet e saj. Madje mesa kam lexuar Presidenti ka vleresuar kete kontribut. Keshtu qe mendoj se nuk eshte gje e mire qe Shkodra te jete fyer qytetaria e saj dhe gjykoj se nuk eshte mire qe Shkodra te permendet ne opinionin publik per gjera te kesaj natyre. Toleranca e saj eshte toleranca e Shqiperise e prandaj mendoj se akuza te tilla nuk mund dhe nuk besoj se do te merren seriozisht aq me teper te kene pasoja u shpreh Beqja. Qe ketej edhe loja politike e hedhur hapur mbi tavoline nga Topalli mbetet te jete nje deshmi e pamohueshme e sensit lokalist dhe partikularist te angazhimit te saj me jehone poshte minimales.