BE shpëton Letoninë nga kriza
Rigë - Letonia, një ndër vendet e Bashkimit Evropian që është prekur më shumë nga kriza financiare duket se do ti bëjë ballë asaj me ndihmat dhe avantazhet që i njeh ky anëtarësim. Bashkimi Evropian ka akorduar një fond prej 7.5 miliardë eurosh për ti ardhur në ndihmë Letonisë. Vetëm 3.12 miliardë euro do të dalin nga buxheti i BE-së, ndërkohë që pjesa tjetër do të plotësohet nga fondet e bankës Botërore dhe vendet skandinave.