E Diel, 1 Nëntor 2026

Milloshoski: Së shpejti marrëdhënie diplomatike me Kosovën

Shkup - Shkupi dhe Prishtinë së shpejti do të vendosin marrëdhënie diplomatike midis tyre. Kështu ka deklaruar shefi i diplomacisë maqedonase, Antoni Milloshski sipas të cilit marrëveshjet janë drejt përfundimit dhe në kryeqytetet e dy vendeve së shpejti do të çelen selitë diplomatike. Pjesëmarrës në Komisionin Parlamentar të Jashtëm, ai shtoi se hapat e hedhur janë në përputhje me planin e marrëveshjes të vitit 2001 dhe planit të Marti Ahtisarit.

Sipas tij, një tjetër hap i rëndësishëm është edhe përmirësimi i marrëdhënieve diplomatike me Beogradin, i cili dëboi ambasadorin maqedonas pas njohjes që Shkupi zyrtar i bëri pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›