Obama përshëndet kreditë emergjente për prodhuesit e automobilëve
Uashington - Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Barack Obama, përshëndeti programin e ndihmës të administratës Bush në largim, për prodhuesit e automobilëve të goditur rëndë nga kriza, General Motors dhe Chrysler.Tani është e rëndësishme të sigurohet rimëkëmbja afatgjatë e firmave, tha Obama. Ai do të kujdeset që pesha kryesore e ristrukturimit, të mos bjerë mbi supet e punëmarrësve. Presidenti amerikan në largim George Ë. Bush u premtoi të premten General Motors dhe Chrysler gjithsej 17,4 miliardë dollarë si kredi emergjente. Të dy koncernet ndryshe do të ishin të detyruara të shpallnin insolvencë. Shefi i General Motors, Rick Wagoner, përshëndeti programin e ndihmës emergjente dhe njoftoi masa të forta ristrukturimi:"Në emër të ekipit të General Motors, falenderoj qeverinë për ndihmën financiare për industrinë amerikane të makinave dhe ekonominë tonë kombëtare. Ne e dimë se kemi shumë punë përpara për zbatimin e planit të ristrukturimit. Objektivi ynë është ta bëjmë General Motors sërish lider në industrinë e makinave sa i takon teknologjisë, cilësisë dhe dizajnit."tha ai.
Prodhuesi tjetër i madh i automobilëve në SHBA-s, Ford, sipas të dhënave të veta, nuk ka nevojë për ndihma shtetërore.DË
Prodhuesi tjetër i madh i automobilëve në SHBA-s, Ford, sipas të dhënave të veta, nuk ka nevojë për ndihma shtetërore.DË