550 000 persona i ofruan Obamës këshilla për administratën e re!

''Përgjigjja ishte e jashtëzakonshme pasi 550 000 persona iu përgjigjën këtij sondazhi të zhvilluar nga ekipi që drejtoi fushatën elektorale të presidentit të zgjedhur amerikan, Barack Obama'', konfirmoi Plouf në një postë elektronike dërguar personave që kishin mbështetur presidentin Obama.
"Tashmë, ju do të ndihmoni për të përkufizuar se si kjo lëvizje të mbështesë programin e presidentit të zgjedhur Obama dhe do të vazhdoni të sillni ndryshimet për të cilat kemi nevojë'', shprehet ai në postën elektronike.
''Nga rezultatet e marra shikohet se njerëzit janë të prirur të bëjnë pyetje mbi çështjet kryesore si arsimi, mjedisi, shëndeti, varfëria dhe ekonomia'', theksoi Plouf.
Plouf konfirmoi se ''86 për qind e personave ishin të mendimit se ishte e rëndësishme të ndihmoje administratën e Barack Obamës''.
NOA