Guvernatori i Ilinoisit refuzon të japë dorëheqjen
Çikago - Guvernatori i shtetit federal të Ilinoisit në SHBA-s, Rod Blagojevich, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për korrupsion, ka ritheksuar pafajësinë e tij dhe përjashton dorëheqjen. Guvernatori tha në Çikago se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe nuk do të japë dorëheqjen për shkak të akuzave të rreme. Ishte paraqitja e tij e parë në publik që prej arrestimit të përkohshëm dhjetë ditë më parë.
Governatori u arrestua lidhur me akuzat se ka ofruar t'ia japë atij që paguan më shumë, postin e guvernatorit të shtetit, që u la bosh nga zgjedhja e zotit Obama si president.
Zoti Blagojevich i mohon akuzat dhe refuzon të japë dorëheqjen.
Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të shtetit të Illinoit, Mike Madigan tha se kishte ngritur një komision që do të fillonte hetimin e rastit të shkarkimit e guvernatorit Blagojevich.
Ai nuk ka caktuar asnjë datë, por shtoi se fakti që guvernatori nuk kishte dhënë dorëheqjen në gjashtë ditët pas shpërthimit të skandalit, do të thoshte se kishte ardhur koha për të ecur përpara.