BE shqetesim per azilkerkuesit, diskuton mekanizmat mbrojtes
Rritja me 75% e kerkesave per azil ne vendet e Bashkimit Evropian ne krahasim me nje vit me pare, mblodhi dje ne Luksemburg Ministrat e Brendshem te disa vendeve te Bashkimit Evropian per te diskutuar mbi mundesine e marrjes se masave mbrojtese ne raste abuzimi me levizjen e lire nga vendet e Ballkanit Perendimor. Komisionerja per Ceshtjet e Brendshme ne BE, Cecilia Malmstrom, shprehu dje ne konferencen per shtyp pas mbledhjes, shqetesimin e disa Shteteve Anetare, per keqperdorimin e sistemit te azilit. Sipas saj, eshte rritur ne menyre te konsiderueshme numri i personave qe kerkojne azil ne vendet e BE-se, qe kur vendeve te Ballkanit Perendimor u eshte dhene e drejta e udhetimit pa viza ne zonen e Shengenit. "Diskutuam shqetesimet e disa Shteteve Anetare te BE-se se eshte rritur me 75% kerkesa per azil ne keto vende nga viti i kaluar. Nga keto kerkesa vetem nje numer mikroskopik eshte pranuar", - u shpreh Malmstrom. Sipas saj, ne kete kuader eshte e domosdoshme qe te forcohet bashkepunimi me vendet e Ballkanit Perendimor per ta zgjidhur kete situate, ne menyre qe te mos te riskohet liberalizimi i vizave. Kerkohet qe Parlamenti Europian te aprovoje kete mekanizem, i cili do te beje te mundur qe ne te ardhmen ne rast urgjence nga njeri shtet apo situate shqetesuese, te kerkohet pezullimi i perkohshem i levizjes se lire. "Ne do ta diskutojme ne nentor ne Tirane, ne takimin ministerial mes BE-se dhe vendeve te Ballkanit Perendimor. Do te punojme dhe diskutojme me te gjitha vendet, qe ata te japin te gjithe informacionet e nevojshme per njerezit. Sidomos duke pasur parasysh gjendjen e komuniteteve te caktuara", - theksoi komisionerja. Ajo shtoi se duhet te arrihen standarde te larta dhe ne nje nivel me te larte per trajtimin e atyre qe kerkojne azil. Diskutimi i gjere do te behet ne 5-6 nentor ne Tirane ne takimin e ministerialit te Ministrave te Brendshem ne kryeqytetin tone. Belgjika, Luksemburgu, Gjermania, Franca, Austria dhe Holanda i kane derguar nje leter Brukselit, per t'i kerkuar nje pershpejtim te aktivizimit te mekanizmit te sigurise. Ministrja e Jashtme e Qipros, shtetit qe ka presidencen e radhes se BE-se, u shpreh dje pas mbledhjes se shqetesimet e Shteteve Anetare te BE-se, duhet te diskutohen dhe bashkepunimi mes vendeve te jete me i madh ne menyre qe te zgjidhet kjo situate dhe te mos riskohet liberalizimi i vizave. Sipas saj, vendet duhet te kujdesen per nevojat e popullsise se tyre dhe te marrin masat e nevojshme, te shmangin abuzimet. Ministrat e Bashkimit Evropian thone se shumica e azil-kerkuesve nxiten nga motivet ekonomike.