E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallakastër, vriten dhe digjen një çift në Belishovë

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Belishovë të Mallakstrës.

Një çift bashkëshortësh janë vrarë dhe më pas janë djegur në banesën e tyre në rrethana ende të panjohura.
 

Sipas policisë viktimat janë Enver dhe Azbie Myftari, përkatësisht 55 dhe 54 vjeç të cilët jetonin vetëm në banesë.
 

Dyshohet se autorët pasi i kanë vrarë dy bashkëshortët I kanë vënë flakën edhe banesës dhe lokalin e familes Myftari i cili ndodhej ngjitur saj.
 

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikësve dhe të policisë të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›