E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpaloset akti i pavaresise

Me afrimin e jubileut të 100 vjetorit të pavarësisë edhe në kryeqytetin shqiptar po shtohet atmosfera festive. Në fasadën qendrore të godinës së Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë është shpalosur një pllakatë gjigande, kopje e aktit të pavarësisë, dokumentit më të rëndësishëm zyrtar të mbledhjes që shpalli Shqipërinë shtet të pavarur në 29 nëntor 1912. Ky dokument me 40 nënshkrime është firmosur nga Ismail Qemali dhe nismëtarët e tjerë të ngritjes së flamurit. Kuvendi i Shqipërisë ka ndërmarrë disa aktivitete javët e fundit në prag të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Një ndër to ishte dhe dorëzimi i një kopje të aktit të pavarësisë, nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryetarëve të bashkive të Vlorës, Prizrenit, Ulqinit, Shkupit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›