E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Gjoni: Te hetohet bllokimi i telefonave ne Asamblene e PS

Deputeti socialist, Ilir Gjoni, deklaron se personat qe shkaktuan bllokimin e valeve te telefonave gjate mbledhjes se Asamblese Kombetare te PS-se, te mbajtur nje jave me pare, duhet te jene pjese e punes se organeve kompetente, pasi ai, sipas tij, ishte nje veprim i jashteligjshem. Ne nje interviste dhene dje per "Shekulli"-n, interviste qe u publikua ne versionin online, z.Gjoni vlereson se ka tendenca perqendrimi te pushtetit dhe te veprimeve arbitrare, jo kolegjiale, tendenca te cilat kane filluar te vihen re rishtazi. Nje rast konkret, - thote z.Gjoni, - eshte ai qe ndodhi me asamblene e Partise Socialiste te njesise nr 3 ne Tirane, zone te cilen une e mbuloj politikisht ne veprimtarine time si deputetet, ku ne vend qe te lejohej zgjedhja e kryetarit te partise permes gares e konkurrences, u vendos komandimi "nga lart".

Si jane marredheniet tuaja pas debatit ne Asamblene Kombetare qe u be publik me kryetarin Rama? Ka ndryshuar gje nga raporti juaj qe nga ajo dite?

Ne nje force politike si Partia Socialiste debati ka qene, eshte e do te jete pjese e veprimtarise se saj dhe, shenje e demokracise qe ekziston ne kete parti. E, ne kete kuptim, nuk di se cfare ndryshimi pritet. Nese nenkuptoni faktin nese ka pasur reflektim ndaj sugjerimeve qe une bera ne Asamble, eshte e veshtire te thuhet pasi vizioni, strategjia, apo taktikat qe u parashtruan ende nuk jane bere pjese e diskutimeve te gjera brenda partise.

Pak dite me pare kolegu juaj ne PS, z. Arben Malaj shprehu friken e tij se mos nje dite PS-ja e drejtuar nga Rama mund te kthehet ne parti ku te gjithe anetaret kane frike. Dhe kete ai e argumentoi duke iu referuar bllokimit te valeve te telefonit, duke shkaktuar dhe nderprerjen e komunikimit gjate zhvillimit te punimeve te Asamblese! Cili eshte gjykimi juaj per PS-ne e djeshme me kete te sotmen?

Eshte fakt qe me fillimin e mbledhjes se Asamblese pati bllokim te valeve te telefonise, por une nuk jam ne gjendje te them se kush e kreu nje veprim te tille i cili, gjithsesi eshte nje veprim i jashteligjshem pare nga te gjitha kendveshtrimet dhe duhet te jete objekt i punes se organeve kompetente. PS eshte nje parti, e cila eshte ndertuar dhe ka funksionuar e funksionon mbi bazen e vendimeve kolegjiale dhe debateve. Ama kjo nuk e perjashton mundesine qe te kete tendenca perqendrimi te pushtetit dhe te veprimeve arbitrare, jo kolegjiale, tendenca te cilat kane filluar te vihen re rishtazi, fenomene te cilave besoj i eshte referuar dhe zoti Malaj. Nje rast konkret eshte ai qe ndodhi me asamblene e Partise Socialiste te njesise nr 3 ne Tirane, zone te cilen une e mbuloj politikisht ne veprimtarine time si deputetet, ku ne vend qe te lejohej zgjedhja e kryetarit te partise permes gares e konkurrences, u vendos komandimi "nga lart". Kjo ndodhi pikerisht nje dite pas Asamblese te Pergjithshme. Ky eshte nje fenomen shqetesues pasi jo vetem ne Tirane, por dhe ne qarqe te tjera, ku nder me flagrantet eshte ai i Vlores, per shembull, eshte ndjekur e njejta praktike jostatutore.

Si i shihni kerkesat e SHISH-it dhe te Prokurorise per decentralizimin e pergjimeve nga Prokuroria?

Pare ne teresi, keto kerkesa jane te ligjshme dhe nevoje e rritjes se efikasitetit te punes. Por sic e dini ky eshte nje projektligj i cili eshte ende ne shqyrtim ne Komisionin e Sigurise. Sic doli nga diskutimet e bera ne mbledhjen e fundit, aty ka mjaft ceshtje qe duhen pare me kujdes, ceshtje qe jane shume sensitive sa i perket garancive per mbrojtjen e lirive e te drejtave themelore te shtetasve duke shmangur mundesite e abuzimit nga ana e institucioneve qe kryejne funksione interceptive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›