E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Qendrimi kunder i opozites, demprures per Shqiperine

"Ne momentin kur duhet te votoheshin ligje te rendesishme, reforma madhore per vendin, ju kujtoj rastin e liberalizimit te vizave, ju e mbani mend qe kjo ceshtje lidhej, pa lidhje, ne menyre te padrejte me hapjen e kutive. Nje qasje qe opozita e ndoqi me kembengulje por qe rezultoi qe ishte me shume demprurese per ta edhe per vendin sigurisht, pasi i prishi imazhin", thote ne nje interviste per radion Evropa e Lire, ministrja per Integrime Evropiane, Majlinda Bregu

E kujt eshte pergjegjesia per kete propozim pozitiv por te kushtezuar te Komisionit Evropian qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat?

Tre kushtet qe Komisioni Evropian ka vendosur ndaj Shqiperise per te permbyllur ciklin e marrjes se statusit te vendit kandidat, jane tre kushte, ne mendimin tim krejtesisht te qarta si detyrime dhe se kush e ka pergjegjesine per te penguar kete proces. Te tri kushtet, si votimi i ligjit per Gjykaten e Larte, si votimi i ligjit te nepunesit civil ashtu dhe votimi i amendamenteve te rishikuara te reformes parlamentare, asaj reforme parlamentare te cilen Partia Socialiste e kerkoi, e perfshiu si pjese se paketes se nentorit ( pakti PS -PD per reformat ), ra dakord qe nuk do te ndryshohej rregullorja aty ku prekej kushtetuta sepse kjo ishte marreveshja. Pra te tri keto detyrime jane pjese e nje plani te qarte te votimit pro nga ana e opozites, sepse jane ligje qe kerkojne 3/5 e votave, pervec rregullores se parlamentit qe eshte me shumice te thjeshte. Jane tre kushte te cilat nuk jane te pakapercyeshme, qe normalisht nuk kishin sepse te testonin edhe nje here vendosmerine per te vazhduar dialogun politik, per faktin sepse te tre elementet, jane pjese e diskutimeve per te cilat eshte rene dakord me pare. Si ligji i nepunesit civil si ligji i Gjykates se Larte jane ligje qe ishin parashikuar ne planin e veprimit, duke datuar ne muajin mars, kur ne rame dakord ne komisionin parlamentar te integrimit me perfaqesuesit e opozites per nje plan te kerkuar nga ata vete dhe i percaktuar me nje afat kohor per t'u miratuar, brenda muajit shtator. Pra nuk ishin ceshtje te reja te paraqitura surprize per koleget e opozites. Jane ceshtje qe per me teper fuqizojne standardet e atyre reformave qe jane konsideruar problematike. Administrata publike ka qene nje nga temat qe eshte diskutuar ne cdo progres-raport dhe shkeputja e nivelit te politizimit te administrates publike parashikohet dhe garantohet me ligjin e ri te nepunesit civil, nga ana tjeter edhe ligji i Gjykates se Larte, eshte diskutuar ne komisionin parlamentar te ligjeve eshte konsultuar nga konsulenca e Bashkimit Evropian EURALIUS, ka marre teresisht komentet e opozites ne komisione dhe qe eshte nje element i shtuar vlere ne permiresimin e sistemit te drejtesise. Duke pasur parasysh se sistemi i drejtesise dhe sundimi i ligjit do te jete nje nga ceshtjet qe do te vazhdoje te monitorohet me shume kujdes per Shqiperine sikurse po ndodh me vendet e tjera qe tashme kane hyre ne fazen e negociatave, ju e dini qe dy kapitujt e pare qe Komisioni Evropian ka vendosur te hape tashme per nje vend qe hyn ne fazen e negociatave eshte kapitulli 23 dhe 24 i Aquis, qe kane te bejne pikerisht me ceshtje te drejtesise te rendit te sigurise, te luftes kunder krimit dhe korrupsionit. Qe do te thote, do te jene dy kapituj qe do te hapen ne fazen e pare te negociatave dhe do te mbyllen vetem ne fund te tyre. Pra per te permbyllur mendimin, ligji i Gjykates se Larte, eshte nje gur me shume per te permiresuar sistemin e drejtesise. Ne kete analize asnje nga keto tre detyrime nuk jane te tilla qe te bejne qe opozita te mendohet te jape ose jo voten, eshte e kenaqur apo jo me cilesine e tyre pasi jane tre vendime qe permbyllin ate fryme te bashkepunimit qe u institucionalizua deri diku me marreveshjen e nentorit. Te gjitha pretekstet e reja te propozuara, justifikime per te mos i votuar, sikurse eshte rasti i lidhjes ne menyre te padrejte i vendimeve gjyqesore per keshillin e qarkut Fier dhe i votimeve te ligjeve me 3/5 ne parlament. Eshte e njejta logjike qe opozita e ka perdorur per fat te keq edhe gjate dy viteve qe ky proces per statusin kandidat u bllokua. Ne momentin kur duhet te votoheshin ligje te rendesishme, reforma madhore per vendin, ju kujtoj rastin e liberalizimit te vizave, ju e mbani mend qe kjo ceshtje lidhej, pa lidhje, ne menyre te padrejte me hapjen e kutive. Nje qasje qe opozita e ndoqi me kembengulje por qe rezultoi qe ishte me shume demprurese per ta edhe per vendin sigurisht, pasi i prishi imazhin.

Po thoni qe qendrimi kunder i opozites eshte i qellimshem?

Une shoh nje arsyetim krejtesisht te pabaze per te lidhur tre detyrime per te cilat opozita eshte shprehur dakord, per te cilat kerkoi vete te perfshiheshin ne paketen e nentorit, por edhe ne planin e veprimit. Tre detyrimeve per te cilat opozita eshte e qarte se nuk demtojne dhe nuk rrisin elektorat tek mazhoranca dhe as demtojne frymen e opozitarizmit ne Shqiperi, ndaj e shoh si nje sebep te opozites te gjetur se fundmi per te bere pazaret e radhes, qe fatkeqesisht propozohen here pas here nga kreu i opozites.

Jeni shprehur se 20 nentori eshte afati i fundit per te permbushur detyrimet e mbetura per statusin? Pse?

Kam percaktuar daten 20 nentor jo une por Komisioni Evropian. Di data te cilat behen sipas nje kalendari per te miratuar keto tre detyrime. E para Komisioni Evropian deklaroi ne diten kur u shpreh pozitivisht duke rekomanduar dhenien e statusit te vendit kandidat per Shqiperine se do t'i duhet te pergatise edhe nje raport tjeter ne momentin qe keto tre detyrime do te jene plotesuar. Komisioni Evropian e ka bere publikimin e progres- raportit dhe strategjise se zgjerimit ne tetor nisur edhe nga nje llogaritje per t'u dhene me shume mundesi dhe kohe vendeve anetare sikurse eshte rasti i Gjermanise, per t'i diskutuar keto procedura dhe te marrin miratimin ne parlamentin e tyre. Pra ne komisionin e jashtem te parlamentit gjerman duhet te shqyrtohet rasti i Shqiperise dhe t'i jepet OK ne menyre qe ministri i jashtem gjerman ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian ne dhjetor te jape mendim pozitiv. Po flasim ne rastin e Gjermanise, por cdo vend duhet te permbylle procedurat e brendshme parlamentare. Per t'ju dhene kohe ketyre vendeve qe te mos vonohen me procedurat e tyre, Komisioni Evropian ka prezantuar me shpejt sesa vitet e tjera, dikur progres raporti behej ne muajin nentor, pra eshte propozuar strategjia e zgjerimit ne tetor qe te kete mundesi per nje dhenie mendimi tjeter pa prishur kalendarin e vendeve anetare, ta bejne kete perpara se ata te perfshihen ne konkluzionet e dhjetorit. Keto konkluzione mbyllen rreth dates 20 nentor prej kesaj ky tekst i do te jete i pergatitur, ku do te thuhet edhe nese Shqiperia i plotesoi apo jo detyrimet. Ne 20 nentor ne ose i kemi plotesuar tre kushtet dhe Komisioni i propozon Keshillit t'i jape statusin Shqiperine ose nuk i kemi plotesuar dhe Komisioni duhet tu thote vendeve anetare si konkluzion, se tre detyrat qe I lashe Shqiperise nuk u plotesuan. Deri ne date 20 nentor keto draft konkluzione te pergatitura jane ne diskutim, por permbyllen si pakete e plote per Keshillin e Ministrave deri ne daten 28 nentor qe perkon si shenje dhe jo rastesisht me diten qe Shqiperia shenon 100 vjet pavaresi. Uroj dhe shpresoj shume, me vjen keq qe ende jam ne kete faze kur ende shpresoj qe me te vertete opozita te mos demtoje kete proces i cili ne kete dite do te mund te kishte dhe ne nje aspekt kombetar tone me shume negativiste ne rast se do te bllokonte serish.

Sa te veshtire e shihni te arrihet ne nje konsensus per ceshtjet e mbetura?

Nuk e shoh te veshtire sepse ketu nuk ka me nevoje per konsensus per gjetje apo kompromise politike. Jane ceshtje per te cilat eshte rene dakord me pare , nuk ka me nevoje per te diskutuar, ne menyre qe te leshoje njera apo tjera pale. Per ndryshimin e rregullores se parlamentit ka leshuar kjo mazhorance, qe ne fakt eshte po ajo rregullore qe socialistet e kane miratuar qe ne vitin 2003, ne nuk e kemi ndryshuar. Eshte nje rregullore e cila nese funksionon per nje vend nga e kemi marre, sikurse eshte Italia apo per vende te tjera te Bashkimit Evropian nuk ka sepse te mos funksionoje per Shqiperine. Duke qene se opozita nuk po dinte se kujt t'ia linte pergjegjesine e humbjes ne zgjedhjet e 2009, pasi nuk gjeti fakte te manipulimit te tyre, nuk gjeti argumente per t'i cuar ne prokurori, thane dhe deklaruan se nuk do te ktheheshin ne parlament sepse nuk e njihnin si institucion dhe u kthyen ne prag te skadimit te mandateve te deputeteve, bene grevat e urise me qellimin per te hapur kutite dhe u terhoqen kur e pane se nuk paten mbeshtetje, pra ne vazhden e krijimit te nje situate rremuje apolitike duhej gjetur dhe nje argument se pse nuk ishin ne parlament deputetet e opozites ose pse i kushtezuan marredheniet me parlamentin duke thene se nuk funksion rregullorja e parlamentit. Nuk ka rregullore qe i ben politikanet e te gjitha paleve te gjejne konsensus te jene te pergjegjshem te votojne ne seance plenare ato ligje qe i votojne ne Komisione, kete nuk ta ben rregullorja kete ta ben pergjegjesia e mandatit qe ke marre per te perfaqesuar.

Ne vazhden e gjithe ketyre kerkesave dhe ndryshimeve opozita propozoi ndryshimin e rregullores se parlamentit qe sot eshte ne tryeze me ato amendamente qe kishte propozuar qe sic thame nuk duhet te prekin Kushtetuten. Nuk po i miratojne sepse vazhdojne te ngulin kembe ne nje ceshtje qe s'ka kuptim, pasi kerkojne qe lideri i opozites te flase ne kuvend po aq here sa flet kryeministri i vendit. Kjo nuk eshte ceshtje per konsensus, ketu duhen votuar ato per te cilat ne kemi rene dakord. Ne kemi pranuar propozimet e opozites per ligjin e Gjykates se Larte. Ligji i nepunesit civil eshte ne diskutim ne komisione po merr mendimin e opozites. Ne pranuam qe opozita te fuste ne ligjin e Gjykates se Larte, Kolegjin qe duhet te ishte dhe eshte nje element shtese, qe krijon mundesi per ligjin e Gjykates Administrative qe ne janar te filloje dhe te funksionoje. Ne pranuam qe opozita te ndryshoje rregulloren e parlamentit, pra ne kemi dhene konsensus dhe jemi dakord per te gjitha ceshtjet qe kane propozuar, ndaj sot duhet te vije te votoje ato qe ka propozuar dhe te mos i konsideroje si ceshtje madhore te konsensusit politik. Kemi zgjidhur ceshtje me te veshtira qe I ndajne forcat politike. Kemi rene dakord per reformen zgjedhore, kemi rene dakord ne 2008 per te ndryshuar Kushtetuten, kemi hequr imunitetin kete vit bashke, keto s'jane ceshtje aq madhore jane elemente te reformave.

Ne dhjetor, ne mbledhjen e keshillit te ministrave te jashtem te BE-se prisni te merret vendim vetem per statusin apo edhe hapjen e negociata per anetaresim?

Jo, ne dhjetor presim vetem nje vendim per statusin, per hapjen e negociatave Komisioni e percaktoi qe ne 10 Tetor qe do te jene kusht per to zgjedhjet parlamentare te vitit 2013.

Zgjedhjet si kusht per negociatat u vendosen sepse zgjedhjet e pergjithshme te 2009 nuk ishin sipas standardeve te kerkuara apo...? Cfare garancish jep qeveria per procesin zgjedhor ne 2013?

Detyrimi qe ka qeveria te ciles i takon te pergatise zgjedhjet eshte per te organizuar dhe mberritur te zgjedhjet me standardet me te mira. Zgjedhjet e 2009 ishin zgjedhjet me standardet me te mira te kryera ne kete vend, nisur nga dokumentet elektronike, sistemi i numerimit te votes, pra ishin zgjedhje qe kishin te gjitha argumentet per te qene zgjedhjet me te mira. Po, u perbalten! Ne momentin qe perbalten, ne momentin qe degjohet per dy vjet t'i bihet vetem nje kambane te manipulimit te zgjedhjeve atehere ke krijuar shqetesim edhe tek ata qe te monitorojne. Pavaresisht se jane pa baze akuzat por zhurma qe u be nuk ishte e vogel. Mbas zgjedhjeve te 2009 sic nuk kishte ndodhur ne asnje vend u bojkotua parlamenti per 6 muaj, pati nje greve urie te deputeteve te opozites ne mes te bulevardit, u organizuar veprime te tjera te dhunshme sikurse ishte 21 janari 2011, pra opozita ndikoi shume ne prishjen e imazhit jo vetem te zgjedhjeve te 2009 por dhe te klimes politike ne Shqiperi ne teresi. Eshte shume mire qe keto zgjedhje te jene test per hapjen e negociatave por kjo s'do te thote se ato te 2009 nuk ishin te mira. Po te mos kishin qene te mira aplikimi i Shqiperise qe u be ne Prill te 2009 nuk do te merrej ne shqyrtim ne dhjetor te 2009 pra pas 6 muajsh prej zgjedhjeve, kur ne parlament ishte vetem mazhoranca. U mor ne shqyrtim nga Keshilli i Ministrave te BE per faktin se ato zgjedhje plotesuan pjesen me te madhe te standardeve, por klima e mosbesimit e percjelle tek zgjedhjet parlamentare i ka demtuar imazhin per zgjedhjet ne Shqiperi ndaj jane vendosur si kusht per hapjen e negociatave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›