Shqiperi Konference nderkombetare mbi demokracine

Konferenca nderkombetare per rivleresimin e demokracise shqiptare gjate dy dekadave diskutoi sot per ndikimin qe mediat amerikane britanike dhe perendimore paten ne shoqerine shqiptare ne vitet 1980 -1990 e cila po perpiqej per te ndryshuar sistemin politik. Shef i VOA per Europen dhe Azine Elez Biberaj tha se mbeshtetja e opinionit publik ne ate kohe kishte nje rendesi te madhe ne menyre qe edhe Shqiperia te kapercente nga izolimi i regjimit komunist ne nje sistem politik demokratik dhe shumepartiak. Pak kohe pas rrezimit te regjimit te ausheskut vemendja u kthye nga Shqiperia dominoja e fundit komuniste. Shqiperia po perballej me probleme te shumta sociale dhe ekonomike. eshtja nuk ishte se pas sa kohe do te binte regjimi komunist por kur do te binte ky regjim dhe sa i dhunshem mund te ishte - tha zoti Biberaj.
Sipas tij VOA mbeshteti revolucionin demokratik te Shqiperise ne fund te viteve 80 dhe ne fillim te viteve 90 duke intervistuar njerezit e duhur nga qarqet intelektuale te Tiranes shkrimtare si Ismail Kadare ekonomiste sociologe te njohur politikane te rinj. Krahas tyre dhane intervista te guximshme per kohen dhe protagonistet kryesore te ngjarjeve dhe politikanet e pare te pluralizmit duke shfrytezuar besueshmerine e larte qe VOA gezonte tek nje numer i madh degjuesish. Permes ketyre intervistave telefonike te drejtperdrejta VOA u perpoq qe te angazhonte disa pjestare te elites se ditur ne shqiperi te merrnin pjese ne debatin per disa tema politike te ndjeshme dhe delicate mbi demokracine dhe kjo nuk ishte e lehte. Ata u treguan mjaft kurajoze me ato intervista ne ate periudhe kritike per vendin dhe per vete ata. Tani ato intervista mund te duken te thjeshta porn e fillim te viteve 90 shqiperia ishte e mbyllur dhe rreziku i denimeve ishte e madh - tha zoti Biberaj.
Ndersa analisti Misha Gleni autor i disa librave mbi ngjarjet ne Ballkan kujtoi se ne cfare varferie e gjeti ai Shqiperine kur erdhi te raportonte per BBC ne fillim te viteve 1990. Rruget shkollat pallatet e banimit ishin te prishura infrastruktura ishte e rrenuar po ashtu nuk punonte energjia elektrike furnizimi me uje dhe ishte per tu habitur se cfare e mbante me ne kembe ku mbeshtetej regjimi komunist - tha zoti Gleni. - Atmosfera ne Shqiperi ishte e mbarsur me ndryshim. Elita ishte shume e shqetesuar se nga po shkonte vendi cfare rruge do te merrte Shqiperia pas ngjarjeve ne Rumani. shte shume e rendesishme te kujtojme se infrastruktura e rrugeve ishte shume e pazhvilluar vetem 10 per qind e banoreve kishin telefon dhe ato te perqendruar ne Tirane dhe pothuaj te gjithe telefonat vezhgoheshin ne forma te ndryshme nga qeveria.
Instituti per Studime Nderkombetare dhe Instituti i Medias organizuan per dy dite ne Tirane nje konference nderkombetare me pjesemarrjen e studiuesve nga Europa SHBA dhe Ballkani mbi lindjen dhe zhvillimin e demokracise ne Shqiperi tranzicionin forcimin e pluralizmit dhe realizimin e shnderrimeve sociale dhe ekonomike drejt tregut te lire.