E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE shtyn vendimin për Maqedoninë

Bashkimi Evropian ka shtyrë sot vendimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë, pasi Greqia fqinje e ka kundërshtuar fillimin e negociatave. Në një dokument, për të cilin janë pajtuar Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së, thuhet se Brukseli do ta shqyrtojë këtë çështje përsëri gjatë presidencës së Spanjës, që fillon më 1 janar 2010.
Vendimi u morr pas shumë debateve që nxorrën ndarjet mes vendeve anëtare të BE-së lidhur me të ardhmen e IRJM-së. Për caktimin e datës konkrete për fillimin e negociatave janë deklaruar: Suedia, Britania e Madhe, Polonia, Austria, Sllovenia, Sllovakia, ]ekia dhe Italia. Ndërkohë, Franca, Gjermania dhe Spanja nuk kanë qenë pjesë e debateve dhe nuk kanë diskutuar aspak mbi këtë çështje. Greqia dhe Qiproja janë shprehur kundër, duke rezistuar që edhe në konkluzionet përfundimtare të mos përmendet fare data për fillimin e negociatave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›