E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi/ Konsumoi alkol në stadium, gjobitet me 400 euro Tadiç

Gjykata serbe ka gjobitur me 400 euro presidentin Boris Tadiç pasi ka pirë shampanjë në stadium.
Presidenti serb, së bashku me përfaqësues të lartë të shtetit dhe Federatës së Futbollit, po festonin kualifikimin e Serbisë në botërorin e futbollit duke shkelur normën që ndalon konsumimin e pijeve alkoolike brenda ambjenteve të stadiumit.
"Nuk isha i informuar që përdorimi i alkoolit, vetëm për të ngritur dolli, ishte i ndaluar", është shprehur Tadiç që do të paguajë gjobën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›